Policia e Tepelenës ka vënë në pranga të dyshuarin për vrasjen e shtetasit Sokol Rama. I arrestuari është Roland Milo.
Viktima ishte zhdukur prej dy javësh dhe forcat policore kishin nisur kërkimet për ta gjetur. Por trupi i viktimës u gjet paraditen e djeshme në një zonë të Malëshovës në Këlcyrë.
Rama u gjet në makinën e vet në vendin e quajtur “Përroi i Thellë”, me plagë arme zjarri. Sipas hetuesve autori i vrasjes dyshohet të jetë shoku dhe bashkëpunëtori i tij, Roland Milo, nga fshati Miçan i Përmetit.