Festivali “Përrallat e Mesdheut” sjell në Shiqpëri violonçelistin e njohur Redi Hasa

543
Sigal

Violonçelisti i mirënjohur shqiptar, Redi Hasa, ishte protagonist i një performance emocionuese në trio, në ambientet e teatrit “Metropol”, së bashku me dy muzikantët shoqërues, Rachele Andriolinë në vokal dhe Rocco Nigronë në tamburë. Artisti shqiptar së bashku me dy muzikantët e huaj, përcjellin tinguj të traditës shqiptare, ndërthurur me ato ballkanike, për rreth 60 minuta. Kjo performancë erdhi në kuadër të Festivalit “Përrallat e Mesdheut”, i cili ka nisur prej disa ditësh. Redi Hasa zhvillon jetën e tij artistike ndërmjet Italisë e Sh.B.A, dhe muzika që ai krijon është një përzierje e traditës shqipatre me tingujt e Ballkanit dhe ngjyrat mesdhetare.