FOTO/ Ky është tifozi më i veçantë, ndjek ndeshjen në mënyrë të çuditshme

437
Sigal

Në futboll jemi mësuar shpesh të shohim tifozë të cilët bëjnë çmenduri për të parë një ndeshje të skuadrës së tyre të zemrës dhe të shpeshta janë rastet ku udhëtojnë me mijëra kilometra, për të qenë në stadium. Në takimin mes Mainzit dhe Nurenbergut, një tifoz nuk kishte mundësi të shkonte në stadium dhe në këtë mënyrë, ka zgjedhur një rrugë tjetër.

Një nga shokët e këtij tifozi të veçantë, kishte vendosur që të ndiqte ndeshjen në stadium në një nga stolat më pranë me fushën. Në këto kushte, ai ka vendosur që t’i ofrojë edhe shokut btë tij jë pamje mjaft të veçantë, shkruan Vipsport.

Në minutën e 42 të takimit kamera ka fokusuar një nga futbollistët e Nurenbergut, ndërkohë që një nga tifozët kishte bërë një lidhje direkte në ‘FaceTime’ duke i dhënë shokun e tij mundësinë për të ndjekur nga afër ndeshjen e skuadrës së zemrës.