Aksidenti në familjen mbretërore, 97-vjeçari i kërkon falje gruas që plagosi

549
Sigal

Duka i Edinburgut u përfshi në një aksident automobilistik më 17 janar dhe plagosi një grua. Ajo deklaroi se Princi Philip nuk i kishte kërkuar falje dhe prandaj kërkonte dënimin e tij.

Tashmë, 97-vjeçari ka reaguar duke i uruar Emma Fairweather një “shërim të shpejtë” dhe duke shtuar se ishte “disi i tronditur pas aksidentit”.

Princi sugjeroi se nuk e pa makinën që ajo ishte një pasagjere për shkak të diellit të ndritshëm.

Automjeti i tipit “Land Rover Freelander” u përplas me një automjet “Kia” që drejtohej nga mikja e zonjës Fairëeather.