Aksident në Berat, makina del nga rruga, plagosen dy persona

371
Sigal

Një aksident ka ndodhur në aksin Berat-Lushnje, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Kucit.

Raportohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe brenda saj ndodheshin dy persona, të cilët për pasojë kanë mbetur të plagosur.

Policia ka mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.