Gjyshja e Xhisielës rrëfen tmerrin nga tritoli: Jemi të kërcënuar

438
Sigal

Pas tritolit që iu hodh në oborrin e shtëpisë, gjyshja e Xhisiela Malokut në fshatin Larushk të Fushë Krujës është shprehur për mediat se ndihen të frikësuar.

“Nuk dimë asnjë gjë, – tha znj.Muça, gjyshnja nga nëna. –  S’ia vendosim dot fajin asnjërit. Ishte ora rreth 12 e natës. U trembëm shumë. Na e hodhën tritolin në oborrin e shtëpisë. Jemi të kërcënuar. Nuk kemi asnjë ide kush mund ta ketë hedhur, vetëm kur dëgjuam zhurmë dolëm të frikësuar përjashta dhe pamë se kishin hedhur tritol”.