KQZ mblidhet për dy deputetët Rehovica dhe Rakipi, pranohet kërkesa për njërin prej tyre

649
Ka nisur mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhave , ku në rend të ditës është edhe kërkesa e organit të akuzës për heqjen e mandatit të deputetit për Gledjon Rehovicën e LSI-së dhe Aqif Rakipit të PDIU-së.
I pari që ka dëshmuar në mbledhje ishte Gledjon Rehovica, i cili mohoi se është arrestuar në Itali, ku sipas kërkesës së prokurorisë së përgjithshme ai ishte dënuar për vjedhje në shtetit fqinj me një identitetit tjetër. Këto janë mohuar nga Rehovica.
“Nuk kam pasur asnjë ndalim, apo arrestim gjatë qëndrimit tim në Ital”, tha ai. Ndërsa Gëzim Veleshnja nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në KQZ, kërkoi që të dërgohet sërish dosja për të dhena shtese nga e ana Prokurorise se Pergjithshme, kerkese e cila u pranua me shumice votash. 
‘Vendimi ka shumë probleme ndaj kërkoj që ne ta kthejmë materialin që bën fjalë për deputetin Rehovica Prokurorisë që duhet të na sqarojëcfarë kuptojmë me termin raportim policor, a ka në shtetin italian një procedim të filluar, të dërguar në gjyq, filluar e pushuar që të ketë për bazë raportimin policor të vitit 1999?Vendimi i akuzës ka një llogjikë jo të saktë, që degradon sa shkon e më shumë. Kërkoj të na sqarojë përfaqësuesi i akuzës për atë që thuhet se të dhënat e përcjella nga autoitetet e drejtësisë italiane, është e nevojshme të di unë kush janë autoritetet dhe cfarë informacionesh kanë sjellë?Kërkoj të na tregojë cila është baza ligjore e cila e ka orientuar atë në vendimin e arritur për ndërprerjen e mandatit të deputetit”, tha ai.
Sigal