Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Roskovec, ku një person plagosi me çekiç ish-vjehrrin e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Suk të Roskovecit, pas një konfliki. Bëhet me dije se ai ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku pas një konflikti me babain e saj e ka goditur me çekiç.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bëhet me dije se personi i dyshuar si autor i ngjarjes, është daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendmgjarja, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.





















