Ndahet nga jeta legjenda e portës së Elbasanit Bujar Gogunja

119
Sigal

Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë legjenda e portës së Elbasanit, Bujar Gogunja. Bujar Gogunja është një ndër portierët më të mirë në Shqipëri dhe rekordmeni me përmasa botërore pas arriti që për 1037 minuta të mos pësojë asnjë gol.

Nga 11 dhjetori i vitit 1983 deri më 13 maj 1984, ai nuk lejoi që të pësojë gol. Institutit prestigjioz të Historisë dhe Statistikave të Futbollit Ndërkombëtar (IFFHS), ai që ka konfirmuar një gjë të tillë.

Pikërisht në këtë listë të rinovuar, ku janë klasifikuar emrat e 438 gardianëve që e lanë të paprekur rrjetën e portës së tyre për shumë minuta në kampionatet e vendeve përkatëse, bëjnë pjesë edhe tetë portierë shqiptarë.

Ndarja nga jeta para kohe, jo vetëm që ka hidhëruar pa masë familjen dhe gjithë të njohurit e miqtë e tij të shumtë, por është edhe një humbje për futbollin shqiptar. Mësohet se Gogunja vuante nga një sëmundje e rëndë me të cilën po luftonte prej disa vitesh.