Greqia mbyll pikën kufitare “Tre Urat”, nuk do të lejohet kalimi i këmbësorëve dhe automjeteve

112
Sigal

Për dy orë autoritetet greke do të mbyllin pikën kufitare “Tre Urat” në Përmet. Shkak janë bërë disa punime që pala helenë po bën.

Për këtë është njoftuar Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, e cila vë në dijeni udhëtarët që kanë planifikuar të kalojnë në këtë pikë.

Mbyllja do të jetë nga ora 13:30 deri në orën 15:30

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër

Nisur nga njoftimi i marrë nga Policia Greke, se për shkak të punimeve që do të kryej pala greke në Pikën Kufitare Tre Urat, Përmet, nga ora 13:30-15:30, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e automjeteve, në hyre dhe në dalje të kësaj pike kufitare.

Policia Kufitare njofton qytetarët, të cilët kanë planifikuar për të udhëtuar nëpërmjet Pikës Kufitare Tre Urat, Përmet, që gjatë këtij intenerari kohor pika e kalimit kufitar do të jet e bllokuar për shkak të punimeve që po kryen në palën Greke në Tre Urat, Përmet.