U shkarkua nga KLGJ, gjyqtarja e Krujës Enkeleida Hoxha ankimon vendimin

225
Sigal

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha e ka cilësuar antikushtetues dhe e ka ankimuar në KPA, vendimin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, për shkarkimin e saj nga detyra.

Hoxha u arrestua pas akuzave të ngritura ndaj saj për korrupsion, pasi publikimit të disa audiopërgjimeve ku përfshiheshin edhe punonjës të tjerë të gjykatës së Krujës dhe persona të lidhur me të.

Hoxha njihet edhe si gjyqtarja që ka liruar nga burgu persona të dënuar me burgim të përjetshëm dhe të njohur për veprimtarinë kriminale, si Endrit Dokle, Hekuran Billa dhe Ilir Paja.