Kapet drogë në burgun e Drenovës, lënda narkotike iu gjet të dënuarit për vjedhje (EMRI)

126
Sigal

Gjatë kontrolleve, një të dënuari i janë gjetur 6 doza lëndë narkotike të dyshuara kanabis. Sipas informacioneve të siguruara, dozat i janë gjetur të dënuarit Kristaq Izet brenda qelisë ku vuan dënimin për veprën penale “vjedhje”.

Policia e burgut ka arritur t’ia gjejë këtë sasi droge, të cilën e kishte fshehur në gojë në përpjekje për t’i shpëtuar kontrollit të policisë.

Ndërkohë kanë filluar hetimet nga SHKB e burgjeve për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe se si kjo sasi u gjet brenda këtij institucioni.