Suplementi Pena Shqiptare/ Rajna Kovaçi sjell në Shqip: “Ishulli i dështimit…”

786
Sigal

Dy zonja shkrimtare, të dyja; gazetare dhe përkthyese në faqet e Suplementit tonë

Ina Vëllçanova është gazetare, shkrimtare, producente e përkthyese. Diplomuar për filologji të gjuhës bullgare në Universitetin e Sofjes “St. Kliment Ohridski”, karrierën profesionale ia ka kushtuar artit të audio-dramës. Për një kohë të gjatë ka punuar në Departamentin e Dramës të Radios Kombëtare Bullgare. Produksionet e saj audio kanë fituar” Croatian Grand Prix Marulic” më 1998, çmimin e dytë “Prix Europa” në Berlin, më 1998, dhe çmime të tjera të rëndësishme në Sofje. Vëllçanova është tashmë shkrimtare e njohur, me tre romane të botuara. Romani i saj i parë, “The Sinking of Sozopol”, shërbeu si skenari i filmit me të njëjtin titull më 2013; më 2014 fitoi çmimin kombëtar “Golden Rose” për këtë skenar dhe më 2015, filmi fitoi çmimin “The Best Foreign Film” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Nju Jork dhe çmimin “Best Ensemble Cast” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Milano. Më 2016, mori çmimin “Grand Prix” në Festivalin e Pavarur të Filmit në Pragë.

Rajna Kovaçi lindi në Sofje më 1963. Vjen nga një familje me nënë bullgare dhe baba shqiptar, por ka jetuar në Shqipëri. Shkollimin e ka kryer në Shqipëri. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë. Studimet e larta i përfundoi më 1985 për Gjuhë dhe letërsi angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Më 1993 u diplomua për Gjuhë, letërsi dhe kulturë bullgare në Universitetin Kombëtar të Sofjes.
Në periudhën 1989-2004 punoi si përkthyese në revistën “Bota letrare”; më 1994-2004 këshilltare për marrëdhënie me jashtë, në Ministrinë e Ndërtimit dhe të Transportit; më 2004-2008 drejtore e Organizatës për Barazi gjinore dhe për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve; më 2008-2010 sekretare e parë në Ambasadën e Shqipërisë në Sofje. Nga viti 2010 në drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë në Radiotelevizionin Shqiptar. Skenariste e disa dokumentarëve me TV Top Channel, Radiotelevizionin Shqiptar, TV Vizion+ etj.
Autore e librit “Diktatorët, burra të pangopur me gra”. Njohëse shumë e mirë e gjuhëve bullgare, angleze dhe italiane. Përkthyese e disa veprave. Përmendim: “Shtamba e blertë” (Зелената Стомна) nga Yordan Radichkov; “Ëndrra e një tregtari” (Сънят на продавача), “Frika” (Страх) nga Rumen Leonidov dhe “Vazvishenie” (Summit, EUPL – dorëshkrim) nga Milen Ruskov.
#Historifateshnjerëzore#CreativeEurope #unelexoj #meDiturine#InaVëllçanova #IshulliDështimit #RajnaKovaçi