Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Agim Xheka

624
Sigal

DHURATË E VONUAR…

Nesër gruaja ime ka ditlindjen.
(Nuk është ndonjë ngjarje e rallë,
por kemi festuar gjysëm shekulli
me stoicizëm e prap jemi përball)

Sonte nuk guxoj ta prek me dorë…
Kam frikë se mos e zgjoj përsëri
Kam një jetë që e lë pa gjumë
nuk dua ta shtoj difiçitin e tij.

Alma Basha,i thuaj garsonit tënd
të më sjelli një kamion me “më fal”
tia mbuloi trupin tashmë të rreshkur
e… ndoshta do të ma bëjë hallall.

Eh,sa shumë gjëra që kam menduar
E fundit…ta puth lehtë pa e zgjuar.
Por kushedi çdo jetë duke menduar
e si shpërblim mar ndonjë të kafshuar…

Puthja ,ju betohem, do të jetë me mall
Në më kafshoftë do jetë xhest i rrallë.

ËNDËRR PA MBARIM

Kur më vjen ti nëpër ëndrra
bëhem lak të të mbaj brënda.
Herë kadife e her’ e ashpër
herë si trëndafil i kaltër.

Më e bukura ndër të bukura
krahëlehtë porsi flutura.
Më flladit me aromë lulesh
si një hënë në sy më ulesh.

Përmbi buzë e gji plot’ hir
pi e s’nginjem me të pirë.
Si copë eshke mbi lëkurë
puth e puth e s’ngopem kurrë.

Ah,moj ah! Më drobite e cfilite
Peng i yti do tretem ndër vite
Ah,kjo ëndërr,mos past mbarim
Fjetsh e vdeksh në shpirtin tim!

 

HOMAZH PËR NDERIN

Në morinë e “çupave”
që dalin fytyrqeshura
nga motelet dhe hypin serbes
në “X”-et e fundit apo taxira,
pash një grua të pikëlluar
që ecte kokë ulur
me fustan të zi
dhe me rrathët e syve të nxira.

E shkreta grua!
Atje pas kurrizit la copën e parë
të virgjërisë së nderit,
për një kafshat bukë për fëmijët
dhe për burrin një gotë raki…
por humbi përgjithnji
dëshirën e ëmbël e fisnike
të të bërit dashuri.

Ecte drejtë shtëpisë me këmbët zvarrë
si në një kortezh mortor
për nderin e vrarë…