Suplementi Pena Shqiptare/ Luljeta Pashollari: Zemrën e kam lënë peng…

552
Sigal

Zemrën e kam lënë peng atje larg ndër viset e mija,
Zemër zhuritur për yjet larguar nga galaktika,
Malli po më djeg, e po tretem në kurbet,
Hiqem zvarrë, zvarrë në këtë të “bukurën” Jetë…

Dielli s’ ndriçon bukur si në token time amtare,
Ne ate viset e largeta ku mesova A- B- C-ne e të ndriturës Abetare,
E vogël kur isha, këto gërma të arta mësoja,
Të parët tanë me gjak i kanë larë, deri sa mbërriten ne ditet tona…

E tani në këtë moshë anafalbet, gjuhën e huaj po mësoj,
Por mua s’ më duken se janë njësoj,
Nga halli i mësoje këtu ne kurbet,
Se fati jone eshte shkruar nga bijte e vet…

Ju miqte e mij e di që fort më doni e më kritikoni,
Se vargje dhimbje zemre tek unë lexoni,
Po ky është fati, qenka shkruar për disa,
Hallet në shpine ti kenë më të medha…

Vazhdojnë bijtë e tu të ikin në emigrim,
O shqipja dy krenare që ke ngelë jetim,
Vall kur do dal ai bir nëne, ty për të ndriçuar
Faqen tënde ta zbardhë? Të zësh vendin e merituar.???..

Zemrën e kam lënë peng atje larg ndër viset e mija,
E ndiej se si gjëmon shekujsh…fatesh ardhmërija.