Suplementi Pena Shqiptare/ Fabula nga Ali Bregu

852
Rrjeta e merimangës
Me tha rrjet’ e merimanges:
-Ia gjeta ilaçin plagës.
Mbaj gjithnjë si ma ka enda,
Insektet e vegjël brenda.
Te mëdhenjtë , ne te veten,
Sa i fut , e çajnë rrjetën.

Budallai 
Në klinikë, zonjën Leni,
E pyeti mjek Diogjeni:
-Si i dogje veshët, zonjë?
Filloi Leni te tregoje:
-Kur i hekurosja Gonit,
“-Alooo…” burri mendjelehte .
Dhe ne vend te telefonit
Vura hekurin e nxehte.
Prap budallai si me pare,
Serish zakonin e vjetër:
“-Xërrrr-xërrr – xërr…” me celular,
Më dogji dhe veshin tjetër.

Kontrata
Veshi i njeriut, i majtë
I tha tjetrit në të djathtë:
-Bashkë të lidhim kontratë
Nga janari, në janar,
Dite qoftë apo natë,
Të flasim me celular.
*****
Veshët u hapën avaze
Dhe syve të një fytyre,
Që të flisnin me mesazhe
Vetëm për vetëm midis tyre. 
Foli peshku me përvojë
Lavrak’ i liqenit pranë
I shkathet, tepër praktik,
Kundërshtoi hapur, me thane,
Integrimin oqeanik.
Foli ky peshk me përvojë:
-S’i pranojmë ne legenët,
Se do te na komandojnë
Prej oqeanit peshkaqenët.
Kur kërkon paraziti merita
Skifteri me gjah ndër këmbë,
Qiellit duke fluturuar
Dëgjoi pleshtin nëpër dhëmbë,
Atij duke iu ankuar.
Po i thoshte sy nder sy,
Mbërthyer të pend’ e krahut:
-Sa u lodhem ne te d ,
Na sfiliti pesh ‘ e gjahut!
Punësimi i ketrit
-Punësohem për çdo dite
Duke u ngjitur si hije,-
Tha ketri ,- te lartësitë,
Përmbi mitingje parti.
Mjeshtër jam në këtë punë
Krejt të pastër, jo banale,
Oratorin në tribunë,
Menderos fjale pas fjale .
Sigal