Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Rosa të egra nën urën Giancarlo Ruffini (Savona)

677
Sigal

Rosa të egra në lumin e tharë,
Që më shoqëroni me vështrime,
Më kot prisni ndihmë nga çdo udhëtar,
T’iu hedhë ndonjë thërrime.

Poshtë urës ecni dalëngadalë,
Pa qejf edhe dëshirë,
Rreth jush ka vetëm zall të bardhë,
Që s’premton gjë të mirë.

Çdo çast më shumë ju vret uria
Dhe një mërzi pa fund,
Ju s’keni krahë të fluturoni,
Të shkoni tjetërkund.

Në pellgun pranë pak ujë i mbetur, 
Vetveten ha çdo ditë, 
Në to s’ka peshk më si atëherë, 
Por një llum që të mbyt.

Askush drejt jush s’i kthen më sytë
( Këtu s’ekziston mëshira)
S’ju mbetet veç të shani fatin, 
Dhe këtë sezon pa shira.

Poshtë urës ecni dalëngadalë,
Pak forca ju kanë mbetur, 
Rosa të zeza, të zallit të bardhë,
Dhe këtij lumi të etur.