Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Aroma e një gruaje

527
Sigal

Së bashku me mbrëmjen, u shfaqe dhe ti
O zot sa e bukur m’u duke
Gjithë dhomën përreth e mbërtheu një zjarrmi
Dhe një joshje për puthje

Mbështjellë e tëra me aroma
( Ti s’kundërmon kështu për të tjerë )
Mbi sytë dhe vetullat e holla
Folenë kish ngritur një ylber

Sa herë që t’i  nxirrje një fjalë
Ai shtonte dhe një ngjyrë
Unë pranë t’u qasa me ngadalë
Të t’shihja dhe më mirë

Dhe ndofta këtu ish dhe gabimi
Fillesa për shumë gjera
Se unë e humba ekuilibrin
Dhe s’di më pas se ç’bëra !

Mundet m’u vranë sytë nga ylberet
A me verboi aroma?
Eh ka ca gjëra që s’shpjegohen
Dhe janë mister akoma!

Së bashku me mbrëmjen u shfaqe dhe ti
O zot, ç’mrekulli më je dukur
Ndaj befas u ndjeva, i mbështjellë me zjarrmi
Dhe aromat e një gruaje të bukur