Punësimi në SHBA, si mund të aplikoni

    2529
    Ambasada amerikane sqaron mënyrën e kërkimit të një vize pune, marrëdhënia me punëdhënësin dhe kur rrezikoni të humbisni “green card”
    Zyra konsullore e ambasadës amerikane në Tiranë u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve lidhur me mënyrën e aplikimit për punësim, refuzimin e vizave dhe procedurat e “green card”. Në forumin e ambasadës, qytetarë të ndryshëm kanë shprehur shqetësimin për mospajisjen me viza turistike, ndërsa zyra konsullore ka dhënë rekomandimin e saj. “Individët të riaplikojnë vetëm në rast se ata mund të diskutojnë informacione të reja, që të tejkalojnë arsyet e refuzimit të mëparshëm. Në përgjithësi, vërejmë se shpesh është e vështirë për aplikantët të diskutojnë informacione të reja në një kohë të shkurtër pas refuzimit të mëparshëm”, sqaroi konsullata. 

    1 – Pse të aplikojmë? Nuk u doli tarifa e parë, të paguajmë tjetër? Lehtësoni kriteret se s’do gjeni racë më punëtore dhe që integrohet më shpejt në shoqëri se shqiptarët!
    Zyra Konsullore: “Respektoj çfarë ke thënë, por ki parasysh që viza turistike nuk është për të punuar apo për të jetuar në SHBA. Pikërisht kjo penalizon aplikantë të ardhshëm, pasi mirëpërdorimi apo keqpërdorimi i vizës turistike detyrimisht ndikon në të ardhmen. Nëse qëllimi është imigrues, atëherë aplikanti duhet të shikojë mundësitë e vizave imigruese, qoftë të bashkimeve familjare, peticioneve të punës, qoftë ato imigruese apo të punës jo-imigruese, apo edhe lotarinë”.

    2 – Nga e dini ju që të gjithë ata që kërkojnë vizë turistike do të punojnë? Pse i paragjykoni njerëzit me 5 minuta intervistë?
    Zyra konsullore: “Refuzimet për vizë janë gjithmonë zhgënjyese dhe të vështira për cilindo, madje edhe për ne! Unë besoj se ajo për të cilën ju jeni të mërzitur është që ligji i Shteteve të Bashkuara mbi imigracionin, kështu siç është, është shumë strikt. Si zyrtarë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe si oficerë konsullorë, autoriteti ynë vendimmarrës mbi vizat – si për lëshimet, edhe për refuzimet – është tërësisht i lidhur me ligjin e Shteteve të Bashkuara mbi imigracionin, më saktësisht Akti i Imigracionit dhe Nënshtetësisë. Sipas Aktit të Imigracionit dhe Nënshtetësisë (AIN), neve na duhet të konsiderojmë çdo aplikant vizash jo-imigruese si një person që synon imigracionin në Shtetet e Bashkuara, pra si një imigrant të mundshëm, përveç rastit kur ata provojnë që nuk janë të tillë. Kjo është një pengesë ligjore e domosdoshme, tepër strikte, që duhet tejkaluar. Neve na duhet të shqyrtojmë çdo çështje për vizë individualisht. E thënë ndryshe, çdo person duhet të dëshmojë që ai ose ajo i plotëson kërkesat për kualifikim për për kategorinë e vizës dhe të ketë lidhje të forta me një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara. Për shkak se secili person ka rrethanat e tij unike, ne nuk vijmë dot në të njëjtin konkluzion për çdo individ. Këshilla ime në përgjithësi për aplikantët (në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri), të cilët janë refuzuar nën Seksionin 212b të AIN, është që të kuptojnë se refuzimi nuk është një paragjykim, apo kritikë, ndaj jush personalisht. Oficeri konsullor nuk po paragjykon zgjedhjen tuaj në jetë apo situatën tuaj jashtë Shteteve të Bashkuara. Ata thjesht po bëjnë një vlerësim të lidhjeve tuaja jashtë Shteteve të Bashkuara, si dhe nëse ju i përmbushni ose jo kriteret për kualifikim të përcaktuara tek AIN, të cilat janë shumë strikte. Dhe, mbani mend që refuzimet në Seksionin 214b të AIN nuk janë të përhershme. Lidhjet tuaja jashtë Shteteve të Bashkuara, si dhe kriteret e tjera për kualifikim për vizat jo-imigruese ndryshojnë përgjatë kohës, pasi edhe vetë jetët tona evoluojnë. Sigurisht, kjo lyp edhe pyetjen: “Kur mund të riaplikoj unë?” nëse dhe kur të aplikoni është tërësisht në zgjedhjen tuaj, por është e dobishme të mbani mend që nëse juve ju është refuzuar viza bazuar në lidhje jo të forta jashtë Shteteve të Bashkuara, do ishte më e udhës që të prisni derisa situata juaj të ndryshojë përpara se të aplikoni përsëri për vizë, ose t’i evidentoni sa më qartë këto lidhje dhe fakte tek formulari juaj i aplikimit DS-160. Shpresoj që kjo t’ju ndihmojë duke hedhur pak më shumë dritë mbi refuzimet 214b, në përgjithësi, dhe se si oficerëve konsullorë u kërkohet që të shqyrtojnë çështjet për vizë”.

    3 – Nëse ka një refuzim në qershor 2017, a mund të aplikohet në Mars 2018?
    Zyra konsullore: “Nëse besoni se keni informata të reja për t’u dhënë zyrtarëve që do t’ju ndihmojnë t’i tregoni lidhjet tuaja me Shqipërinë, atëherë gjithmonë mund të aplikoni përsëri. Nganjëherë është e vështirë për aplikantët të kapërcejnë supozimin e qëllimit të emigrantëve. Ligji aktual i emigracionit në SHBA vendos një barrierë të lartë për të gjithë aplikantët e vizave”.

    4 – Pse talleni me njerëzit? Ju jepni vizë po jua dha truri, nuk ke ku të ankohesh për vizë, nuk ka drejtësi në ambasadën amerikane.
    Zyra konsullore: “Ju kemi kthyer përgjigje tashmë disa herë dhe nuk kemi asgjë të re për të shtuar”.

    5 – Jam me Green Card prej 10 vjetësh, më datë 12.02 2018 më skadon afati 10-vjeçar i Green Card. A mund të udhëtoj për në Amerikë përgjatë kësaj kohe?
    Zyra konsullore: “Këtë pyetje duhet t’ia drejtoni USCIS, pasi ajo është agjencia që ka këtë informacion. Për më tepër: PËR EMIGRANTËT E RINJ: MIRËSEVINI NË AMERIKË. Lutemi të vizitoni guidёn në faqen e Internetit (në Anglisht) të Shërbimeve Amerikane të Shtetësisë dhe Imigracionit (USCIS) “Mirësevini në Shtetet e Bashkuara: Një Guidë për Emigrantët e Rinj” dhe në adresën Ëelcome To USA. https://www.uscis.gov/…/settling-us/welcome-united-states. Pasi t’ju jetё lёshuar Karta juaj e Rezidentit tё Pёrhershёm, ju duhet të qëndroni jashtë SHBA-sё më pak sesa një vit, përndryshe do të humbisni statusin e Rezidentit të Përhershëm Ligjor. Për më tepër informacion rreth të drejtave dhe pёrgjegjёsive të Rezidentëve të Përhershëm Ligjorë (ose me Green Card), lexoni nё faqen e internetit tё USCIS: Ruajtja e Statusit tё Rezidentit tё Pёrhershёm http://go.usa.gov/KKy5, si dhe udhёzuesin e USCIS, nё Anglisht: “Unë jam një Banor i Përhershëm. Si të Marr Vesh… Cilat Janë Përgjegjësitë e Mia?” http://www.uscis.gov/USCIS/Resources/B4en.pdf, dhe “Si të Marr një Leje Rihyrëse?” http://www.uscis.gov/USCIS/Resources/B5en.pdf. Tek faqja zyrtare e Mbrojtes së Kufirit dhe Doganave ndodhet ky informacion: https://help.cbp.gov/…/traveling-outside-of-the-u.s…. LPRs that are out of the U.S. for more than 180 days are subject to neë immigrant inspection procedures as për 8 USC 1101. Banorët e Përhershëm të Ligjshëm, të cilët kanë qenë jashtë SHBA-së për më shumë se 180 ditë janë subjekt i procedurave të reja të inspektimit, sipas 8 USC 1101”.

    6 – A duhet patjetër të kesh dikë të afërm në SHBA për të aplikuar për vizë turistike?
    Zyra konsullore: “Nëse qëllimi yt është turizëm, ti mund të akomodohesh në një hotel; pra nuk ke nevojë që të “gjesh patjetër një të afërm”, por mund të përdorësh adresën e hotelit”.

    7 – Kam djalin në Amerikë me pasaportë amerikane. Më ka aplikuar për bashkim familjar. Më 25 gusht mori përgjigjen se dokumentet janë në rregull, filloi procedura. Deri më sot s’më ka ardhur asnjë përgjigje. Kur mund të marr përgjigje dhe sa muaj duhen për të vajtur për intervistë?
    Zyra konsullore: “Pasi dorëzohet peticioni I-130 tek USCIS, duhen rreth 5-8 muaj për miratim nga USCIS, pastaj dosja i kalon NVC. Rreth një muaj më pas NVC ju kontakton me dokumentacionin që duhet t’u dërgoni. Parashikuar që i keni dërguar të gjitha dokumentet, NVC do t’ju caktojë një datë takimi për intervistë në Seksionin Konsullor në Tiranë. Sa më shpejt e sa më të saktë i dërgoni dokumentacionin e kërkuar NVC-së që në herën e parë, aq më shpejt ju caktohet data e intervistës nga NVC-ja”.

    8 – Doja të dija nëse me një vizë turistike kanadeze mund të udhëtosh për në SHBA?
    Zyra konsullore: “Ju duhet të keni vizë amerikane për të hyrë në SHBA”.

    9 – A është e vërtetë që s’do ketë lotari vitin tjetër?
    Zyra konsullore: “Departamenti i Shtetit nuk komenton mbi legjislacionin në pritje. Ne jemi të përkushtuar për të gjykuar vizat në përputhje me ligjet ekzistuese të emigracionit të SHBA”.

    10 – Ne që kemi qenë në azil duhet ta deklarojmë te DS 260? A na duhet dëshmi penaliteti kur kemi ndenjur 4 muaj, sepse nuk jam e qartë?
    Zyra konsullore: “Ju duhet të deklaroni gjatë intervistës tuaj. Vendimin për të kërkuar ose jo një dëshmi penaliteti kur keni qëndruar më pak se gjashtë muaj kur jetoni aktualisht tek ai shtet, e merr vetëm konsulli që ju interviston”.

    11 – Dëshmia e penalitetit nga Gjermania duhet vetëm e noterizuar dhe e përkthyer apo dhe me vulë apostile? 
    Zyra konsullore: “Ju duhet të merrni edhe VULËN APOSTILLE. Çdo dokument që nuk është në gjuhën shqipe ose angleze duhet përkthyer në anglisht”.

    12 – Desha të di sa ka vajtur numri i DV lotarisë?
    Zyra konsullore: “Ju duhet të ndiqni Buletinin e vizave për të parë se kur numri juaj bëhet gati për shqyrtim. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/law-and-policy/bulletin.html”.

    13 – Si mund të aplikoj për të punuar si infermiere në SHBA?
    Zyra konsullore: “Vizat e punës janë të specifikuara: ju duhet të jeni i kualifikuar për punën; punëdhënësi t’ju bëjë peticion pune me USCIS dhe vetëm pasi peticioni është miratuar ai vjen tek ne për shqyrtimin e vizës. Pra, niseni procesin me punëdhënësin në SHBA. Lexoni këtu: https://al.usembassy.gov/…/non…/punonjesit-e-perkohshem/ dhe këtu: https://al.usembassy.gov/…/employment-based…/”.



    Sigal