“Zoti i futbollit”, mediat spanjolle në gjunjë para Lionel Messi

438
Sigal

Pas Kristiano Ronaldos është Lionel Messi ai që pushton faqet e para dhe titujt kryesorë të mediave ndërkombëtare, pas mbrëmjes së fundit në 1/8 e Ligës së Kampioneve. Të përditëshmet spanjolle, mbi të gjitha ato katalunjase ekzaltojnë sulmuesin argjentinas, që me paraqitjen e tij të kurorëzuar me dy gola kundër Lionit ndihmoi Barcelonën të fitonte një vend në çerekfinalet e Champions. Për gazetën “Sport”, të gjithë rivalët duhet të dridhen nga frika. Ndërkohë “El Mundo Deportivo” e përshkruar fitoren e Barcelonës si “manita e zotit të futbollit”.

Me eliminimin e Lionit, futbolli francez mbetet jashtë Champions dhe për “L’Equipe” skuadra e Bruno Genesio ishte e pafat që në hedhjen e shortit.

C 29 Fotogallery 1024759 Imagegallery Imagegalleryitem 25 Image

Ka vazhduar edhe mëngjesin e së enjtes euforia në mediat angleze.

Fitorja e madhe dhe kualifikimi i Liverpulit i jep zemër të përditëshmeve britanike që nuk e fshehin aspak krenarinë e tyre për faktin se katër skuadra të Premier League do të luajnë në çerekfinalet e Champions.