Alex Rodriguez shfaqet me shenjë në fytyrë pas lajmit të tradhëtisë

406
Sigal

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kurorëzuan dashurinë e tyre në fejesë pas kaq kohësh që çifti ishte në një lidhje.

Ata publikuan disa foto në Bahamas me njëri-tjetrin duke zbuluar dhe unazën e fejesës.

 Por mënjëhrë pas publikimit të fotove ish ylli i bejsbollit Jose Canseco me anë të një postimi në Twitter e ka akuzuar ish-yllin e Yankee Alex Rodriguez për mashtrim.

‘Duke parë JLo-n t’i dërgojë mesazhe Alex Rodriguez-it, ajo nuk e di që ai po e tradhton me ish-gruan time Jessica. E shkreta vajzë, nuk ia ka idenë se kush është ai”, shkroi ai.

Dhe ditën e djeshme teksa Alex dhe Jennifer po ktheheshin në fytyrën e Alex-it janë parë shenja.

Teksa janë parë në aeroport Jennifer mbante një veshje elegante dhe në gisht mbante unazën ndërsa Alex ishte veshur sportiv dhe nuk e hiqte kapuçin nga koka.

DailyMail ka kontaktuar me përfaqësuesit e Alex  Rodriguez për ta pyetur në lidhje me shenjën në faqe të tij por nuk kanë marrë përgjigje.

Gjithashtu Alex dhe Jennifer ishin të vetëm me pushime në Bahamas.

Të këtë vallë dorë Jennifer në shenjën e të fejuarit të saj pas lajmit mbi tradhëtinë e tij.

Image
Image