“Zgjohet” Idrizi: Do shlyej futbollistët, do depozitoj deri në 2018-ën

520
Ndoshta do të duhej përfundimi i zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, që Administratori i FK Flamurtari, Sinan Idrizi, të dilte tërësisht në misionin e detyrës së tij në futbollin vlonjat. Fjala është për financat e skuadrës së Flamurtarit nën “hyqmin” e Indrizit, e menjëherë të shkon mendja te problemet që ka patur kjo skuadër vit pas viti. Që te pagat e padhëna prej muajsh për disa futbollistë e trajnerin Gjoka, te privatizimi që nuk po duket në horizont, te bashkia inekzistente, te gjyqet e pikët e hequra, te ndërtimi i skuadrës nga e para çdo gjashtë muaj. Të gjitha këto, dje sikur kanë “humbur” në “detin” e premtimit të Administratorit Idrizi, i cili jo vetëm që ka vendosur të paguajë të gjitha pagat e prapambetura, por do të paguajë para kohe lojtarët për sezonin e ardhshëm. Ky vendim i tij e ka një arsye, pasi ai ka marrë një premtim madhor për privatizimin e Flamurtarit, dhe ndoshta Idrizi ka marrë ndonjë sinjal për të zgjidhur situatën e ndërlikuar të Flamurtarit, duke parë që bashkia nuk po i jep asnjë zgjidhje për privatizimin e klubit.
Sigal