Zbardhen vendimet e Disiplinës, zyrtari i Luftëtarit u pezullua me dy ndeshje

121

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet për javën që lamë pas, në fushat e çdo kategorie në vendin tonë.

Bie në sy se dënimi, i Neritan Novit, zyrtarit të Luftëtarit, i cili u pezullua me dy ndeshje. Nga ana tjetër disa ekipe dhe zyrtarë të Kategorisë së Parë dhe të Dytë janë dënuar me gjoba dhe disa ndeshje pezullim.

Të gjitha vendimet:

1. Zyrtari i KF “Luftëtari”, Neritan Novi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
2. Zyrtari i KF “Erzeni”, Arjan Hoxha, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik. Në bazë të Nenit 20 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe qëndrimi në territorin përreth fushës së lojës.
3. KF “Kukësi B”, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Klosi”, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
4. Lojtari i KF “Luzi 2008”, Kristi Lacka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
5. Lojtari i KF “Tirana B”, Klajdi Nazlli, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
6. Zyrtari i KF “Butriti”, Adriatik Faslli, në bazë Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se ne rast përsëritje të shkeljeve disiplinore do të jenë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
7. Zyrtari i KF “Iliria” U-19, Dashamir Cangu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a te KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
8. KF “Dinamo” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Luftëtari” U-19 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
9. KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Kukësi” U-19 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
10. KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Durresi” U-19 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
11. KF “Vllaznia” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Kukësi” U-17 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
12. KF “Kastrioti” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Korabi” U-17 në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
13. FC “Termi” femra, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Apollonia” femra, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
14. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shkumbini”, Emilian Lluca dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Emilian Lluca vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
15. Çeljen e hetimit disiplinor mbi kërkësen e KF “Iliria” U-19 për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen midis “Shënkolli U-19 – Partizani U-19”, datë 28.04.2019.