Xhaka: E vërteta pse vendosa të luaj për Zvicrën

519
Kampionati Evropian “Francë 2016″ po afron. Shqipëria do të luajë ndeshjen debutuese ndaj Zvicrës dhe përveç lojtarëve shqiptarë që luajnë me Përfaqësuesen zvicerane, sytë e të gjithëve do të jenë edhe te dueli i dy vëllezërve ‘Xhaka”. Vëllai i vogël, Graniti ka folur për këtë duel duke deklaruar se me zemër nuk do dëshironte të përballej me Shqipërinë. Në prononcimin e tij për “Sport Bild” mesfushori thekson se do të jetë tejet e vështirë të luajë kundër gjakut të tij.

“Nuk do doja të luaja kundër Shqipërisë. Vëllai kundër vëllait, nuk e di si do të jetë kjo ndjenjë që do të përjetoj në Francë kësaj vere. Ju nuk e dini se si është kur luan kundër një kombi, të cilit i detyrohesh shumë. Unë e di mirë, se e kam provuar, por nuk dëshiroja ta përsërisja më kurrë. Është sinqerisht një ndjenjë e ndyrë. Është shumë emocionuese. Shumë njerëz nuk e kuptojnë ende pse kam vendosur të luaj për Zvicrën. Ka njerëz të lënduar, ndaj jam fishkëllyer nga bashkatdhetarët e mi, madje pjesërisht edhe jam ofenduar në dy ndeshjet e luajtura kundër Shqipërisë”, ka deklaruar Xhaka. 
Sigal