VIDEO/ Lot dhe falenderime, Iniesta mbyll kapitullin “Barcelona”

490
Ashtu siç pritej, Andres Iniesta i ka dhënë fund aventurës tek Barcelona. 
Në një konferëncë për shtyp, mesfushori dha lajmin e hidhur për tifozët katalanas se ai më nuk do të jetë pjesë e klubit të Barcelonës dhe karriera e tij do të vazhdojë jashtë Evropës, pasi sipas tij nuk dëshiron një përballje me spanjollët në të ardhmen. 
“Kjo konferencë është për të treguar se ky është sezoni im i fundit me Barcelonën”, u shpreh mes lotëve Iniesta. Është një vendim i vështirë në të gjitha aspektet. Është ditë e vështirë për mua, t’i thuash lamtumirë klubit ku kam qenë gjithë jetën, është shumë e komplikuar, por ndjej se është momenti më i mirë. Me apo pa mua, Barcelona do të vazhdojë të jetë e njëjta dhe të fitojë edhe më shumë trofe.
Ai do të largohet pas 22 vjetësh te katalunasit, ku 16 prej tyre i kaloi në ekipin e parë, dhe do t’i japë fund një prej karrierave më të suksesshme, duke fituar të gjithë titujt e mundshëm me Barçelonën.
Në karrierën e tij të sukseshme, “gjeniu” spanjoll nuk arriti të fitojë vetëm trofeun më të rëndësishëm individual “Topin e Artë”.
Sigal