Manchester United e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Premier League. Skuadra e Jose Mourinho ka fituar 2-1 ndaj Leicester në “Old Trafford” në një takim, ku vuajtën jo pak për të marrë 3 pikët e para.

“Djajtë e Kuq” kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me Paul Pogba që arriti të mposhtë portierin Schmeichel, i cili kuptoi krahun, por pa arritur që ta ndalë. “Dhelprat” reaguan mjaft mirë, por portieri De Gea bëri dy pritje fantastike, duke treguar se Kupa e Botës ishte thjeshtë një makth për të.

Në pjesën e dytë Shaw shënoi edhe golin e dytë 7 minuta nga fundi, por Leicester nuk u dorëzua duke shënuar në minutën e dytë shtesë me Vardy-in.