Trajneri mbështet Valverden: Më pëlqen, ndër trajnerët më të mirë

512
Sigal

Barcelona është vënë në kërkim të një trajneri dhe me shumë gjasa do të jetë Ksavi tekniku i ri. Në verë pritet që trajneri i ri të marrë drejtimin e Barcelonës duke i zënë në këtë mënyrë vendin Valverdes që ka humbur shumë besimin e drejtuesve dhe tifozëve.

Ndërkohë, në Spanjë janë të bindur se Valverde është një nga trajnerët më të mirë. Pas mbështetjes që mori nga trajneri Iniesta, fjalë të mira për të ka thënë edhe trajneri i Spanjës, Luis Enrike.

Ai u shpreh se Valverde është një nga trajnerët më të mirë spanjollë, duke i dhënë mbështetjen e tij. Kujtojmë se pak ditë më parë, Enrike i zuri vendin Morenos.

“Më pëlqen shumë dhe mendoj se Valverde po bën një punë të mirë. Është në garë për të fituar çdo trofe të mundshëm dhe mendoj se është një nga trajnerët më të mirë spanjollë. Gjithmonë ka spekulime për një trajner kur vjen momenti që humb një ndeshje”, u shpreh Enrike.