Elseid Hysaj merr vendimin për të ardhmen, mungon vetëm firma

336
Sigal

Me ardhjen e Gennaro Gattusos, situata e Hysajt ka ndryshuar ndjeshëm. Ashtu si e gjithë skuadra është rikthyer që të ketë harmoni brenda dhe jashtë fushe, edhe kapiteni i Kombëtares po e gjen veten nën drejtimin e ish-mesfushorit të kombëtares italiane.

Me Gattuzon në krye, Hysaj gjeti edhe golin e parë në Serinë A. Jo vetëm kaq, por ia doli që të triumfojë në Kupën e Italisë, përballë Juventusit nga pika e bardhë e 11-metërshave.

Së fundmi, “Il Mattino” bën me dije se për Hysajn po diskutohen detajet e fundit dhe mbrojtësi kuqezi pritet që të rinovojë kontratën me napolitanët, e cila i përfundon në qershor 2021. Shkodrani ka një klauzolë largimi jashtë Italisë për shifrën e 50 milionë eurove, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë as këtë verë.