Top Lista me 10 boksierët më të mirë shqiptarë

3253
Nga Bashkim MËRTIRI
REALITET/ Në sportin më të rëndë, ka emra të shumtë nga trevat shqipfolëse, ata janë pjesë e Librit të Artë
Boksierë me origjinë shqiptarë, ka pasur dhe ka në të gjithë Botën. Por, ata që kanë tentuar majat e ringut, kryesisht janë të vendosur në Evropë. Në Top Listën e publikuar sot në gazetën “Telegraf”, vijnë ata emra që kanë bërë diferencën me arritjet e tyre në ring, duke u vendosur në renditje sipas niveleve që kanë arritur të boksojnë dhe të fitojnë.
1.Shpend Abazi, 39 vjeç. 
Vendlindja: Kuçovë, Shqipëri. Vendbanimi: Kopenhagen, Danimarkë. 
Pesha: Feather ( Pupël)/ Trofe: Kampion i Evropës në VBU, në peshën Këndez (8.02.2002) (bëri 1 mbrojtje); Kampion i Evropës në VBA, në peshën Pupël (24.05.2002) (bëri 6 mbrojtje); Kampion i IBC, në peshën Pupël (13.09.2002). Tentoi Titullin Botëror në IBF, në peshën Pupël (23 .02.2007), u mund nga Robert Guerrero (USA) (për Tërheqje, në raundin e 8-të).
Karriera: Filloi 1999 – Përfundoi më 2007/ Rekordi përfundimtar: 37 Nd, 35 F, (10 KO), 2 H, 0 B.
2.Edis Tatli, “Princi” 30 vjeç. 
Vendlindja: Prizren, Kosovë. Vendbanimi: Helsinki, Finlandë
Pesha: Light (e Lehtë)/ Trofe: Kampion i Evropës për Evropën e Bashkuar (08.12.2012 (bëri 2 mbrojtje); Tentoi titullin Botëror në peshën e Lehtë (20.09.2014), u mund me pikë nga Riçard Abril (CUB); Kampion i Evropës në EBU (28.04.2015)( bëri 3 mbrojtje). Për të dytën herë, më 17.12.2017.
Karriera: Filloi 2008-vazhdon/ Rekordi aktual: 32 Nd, 30 F (10 KO), 2 H, 0 B.
3.Faruk Frenk Shabani, 34 vjeç. 
Vendlindja: Prishtinë, Kosovë. Vendbanimi: Berlin, Gjermani
Pesha : Velter (Uelter)/ Trofe: Tentoi titullin e Kampionit të Evropës për Evropën e Bashkuar, në peshën Velter, (02.06.2009), nga Leonard Bungu (ITA), (një nga boksierët më të fortë të kohës). Më 19.12.2009, tentoi titullin Kampion i VBA Interkontinental në peshën Sup Welter, por u mund për Tërheqje, nga boksieri Zaurbek Baysangurov (RUS), (i cili më pas u shpall Kampion Bote).
Karriera: 2006-2011/ Rekordi përfundimtar: 20 Nd, 18 F (6 KO), 2 H, 0 B.
4.Luan Krasniqi, 46 vjeç. 
Vendlindja: Junik, Kosovë. Vendbanimi: Rotueil, Gjermani. 
Pesha: Heavy (e Rëndë/ Trofe: Kampion i Evropës në EBU në peshën e Rëndë, (05.01.2002 dhe 02.02.2004), bëri 2 mbrojtje; Kampion i VBO Interkontinental në peshën e Rëndë, (17.03.2007); Tentoi më 28.09.2005 titullin Botëror në WBO, në peshën e Rëndë, por u mund me KO nga Lamon Brewster (USA).
Karriera: 1997- 2008 / Rekordi përfundimtar: 35 Nd, 30 F (14 KO), 4 H, 1 B.
5.Besar Nimani “Skanderbeg”, 32 vjeç 
Vendlindja: Mitrovicë, Kosovë. Vendbanimi: Biefeld, Gjermani. 
Pesha: Light Middle (Gjysëm.e Mesme)/ Trofe: Kampion i East / Uest Evrope, në peshën Super Velter (2012); Kampion Interkontinental në IBF, në peshën e Mesme (2014).
Karriera: Filloi 2011- vazhdon/ Rekordi aktual: 24 Nd, 23 F (19 KO), 1 H, 0 B.
6.Arnold Gjergjaj “Kobra”, 33 vjeç. 
Vendlindja: Gjakovë, Kosovë. Vendbanimi: Pratteln, Zvicër
Pesha: Heavy (e Rëndë)/ Trofe: Kampion i Evropës për Bashkimin Evropian Lindor në peshën e Rëndë (2014).
Karriera: Filloi 2009-vazhdon/ Rekordi aktual: 32 Nd, 30 F (22 KO), 2 H, 0 B.
7.Nuri Seferi “Albanian Tyson”, 41 vjeç. 
Vendlindja: Gostivar, Maqedoni, vendbanimi: Burgdorf, Zvicër.
Pesha: Cruizer/ Trofe: Kampion interim i GBU në peshën Kruiser (2007); Kampion interim Mediterranen në IBC në peshën Kruizer (2009); Kampion i Evropës VBO në peshën Kruizer (2010 -2015) bëri 4 mbrojtje.
Karriera: Filloi 1999-vazhdon/ Rekordi aktual: 46 Nd, 38 F (22 KO), 8 H, 0 B.
8.Elvir Muriqi “Kosovo Kid”, 37 vjeç. 
Vendlindja: Pejë, Kosovë, vendbanimi: Nju Jork, ShBA.
Pesha: Cruizer / Trofe: Jo. Dështoi në dy tentativa: 1.Viti 2007 për titullin Kampioni i Botës në peshën gjysmë të rëndë, u mund nga Antonio Tarver (USA); 
2.Më 2014 u mund nga Sean Monegan (USA), për titullin Kontinental Amerikas të VBC, në peshën Gjysmë të rëndë.
Karriera: 1998- 2014/ Rekordi përfundimtar: 47 Nd, 40 F (24 KO), 7 H, 0 B.
9.Dejan Zllaticanin “Dynamite”, 33 vjeç 
Vendlindja: Vrakë, Shkodër, vendbanimi: Podgoricë, Mali i Zi.
Pesha: Light (e Lehtë)/ Trofe: Kampion i WBC për Mediteranen në pashën e Lehtë (Prill 2011); Kampion i VBC, International , pesha e Lehtë (nëntor 2011); Kampion i Botës në VBC në peshën e Lehtë (11.06.2016), pasi fitoi me KO në raundin e 3-të me Franclin Mamani (BOL). E humbi titullin më 28.01.2017 pasi u mund nga Mickey Garcia (USA) me KO në R.8-të. 
Karriera: Filloi 2008-vazhdon/ Rekordi aktual: 24 Nd, 23 F (15 KO), 1 H, 0 B.
10.Haxhi (Robin) Krasniqi, 31 vjeç 
Vendlindja: Junik, Kosovë. Vendbanimi: Mynih, Gjermani. 
Pesha: Light Heavy (Gjysmë e rëndë)/ Trofe: Kampion i Evropës në VBO, në peshën Gj. të Rëndë (2012); Kampion i VBO International, në peshën Gj. të Rëndë (2012) (2014); Kampion i VBA Continental (2014); Kampion i VBA dhe VBO Interkontinental, në Super të mesme (2016). Tentoi dy herë titullin Botëror të VBO, në peshën Gjysmë të rëndë, u mund me pikë Vendim Unanim, nga Nathan Cleverly (UK), më 20.04.2013, dhe për herë të dytë për Tërheqje, në raundin e 8-të nga Jurgen Brehmer (GER), (21.03.2015).
Karriera: Filloi 2005-vazhdon/ Rekordi aktual: 51 Nd, 46 F (17 KO), 5 H, 0 B. 
Sigal