Basha pas mbledhjes me aleatët: Protesta opozitare do të nisë këtë muaj, ja kur caktohet data

489
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes që zhvilloi me aleatët e tij opozitarë, dha një prononcim për mediat.
Basha theksoi se protesta opozitare do të nisë këtë muaj, ndërsa nesër do të vendoset data.
“Dua t’ju uroj të gjithë punonjësve të mediat që ky vit të jetë viti i përballjes mes të mirës dhe të keqes. Aksioni do të intensifikohet. Sot kemi vënë piketat për këtë kalendar veprimesh, ndërsa ju bëjmë thirrje intelektualëve, qytetarëve, që t’i bashkohen këtij sezoni të protestës qytetare, për t’u përballur me krimin dhe krizën ekonomike e shpirtërore. Opozita e ka marrë këtë vendim ku shumë shqiptarë nuk paguajnë dot faturat, dhe krimi i qeverisë bëhet gati të nis aksionin me ujin e pijshëm. Kjo është t’i shpallësh luftë popullit për hesap të krimit dhe kriminelëve. Ndaj ne kemi marrë përsipër gjithë përgjegjësinë tonë, kemi diskutuar për detajet. Protesta e parë do të nis brenda këtij muaj. Konsultimin e kemi i bërë sot, dhe vendimin do ta marr bashkë me anëtarët e PD, dhe do ta shpall nesër.”, tha Basha.
‘BalkanWeb’ mëson se nesër Basha ka mbledhje me kryetarët e rretheve ora 11:00 dhe me grupin parlamentar 12:00.
Sigal