Super Partizani, përmbys Skënderbeun me rezultatin 2-1

441
Partizani ka fituar supersfidën e javës së 8-të të kategorisë superiore. Të kuqtë kanë fituar me rezultatin 2-1, duke përmbysur avantazhin fillestar të korçarëve.
Goli i Salihit i shënuar në minutën e tetë u bë i pavlefshëm pas golave të shënuar nga Krasniqi e Ibrahimi në minutat ’23 dhe ’34.
Skënderbeu tentoi disa herë të barazojë rezultatin gjatë pjesës së dytë, por pa sukses. Me këtë fitore kryeqytetasit ngjiten në vendin e parë me tre pikë avantazh dhe me statistika të çmendura, 7 fitore dhe 1 barazim në tetë javë.
Ndeshjet e javës së tetë
19:00: Ka përfunduar në barazim 2-2 ndeshja në Laç, ku përballë ishin kurbinasit dhe Teuta.
Ndeshja ka dhuruar të papritura. Vendasit udhëhoqën 2-0 deri në minutën e ’84, por Teuta nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin.partizani – skenderbeu (5) – Copy
Në të 84-tën durrsakët rihapën takimin me golin e Emiliano Mustës, ndërsa mundi i skuadrës së Maganit u shpërblye në minutën e 90-të kur Eri Lamcja me një goditje të bukur me kokë pas krosimit të Rustem Hoxhës barazoi rezultatin. Pas javës së 8-të Teuta mban vendin e 4-t në klasifikim në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Laçi pozicionohet i 6-ti me vetëm 10 pikë.
16:00: Më herët, Tirana nuk ka shkuar dot më shumë se një barazim 1-1 me Vllazninë në ndeshjen e zhvilluar në Pukë, në kuadër të javës së tetë të kategorisë superiore të futbollit.
Barazim ka përfunduar edhe takimi mes Flamurtarit e Bylis. Ballshiotët marrin një rezultat të mirë përballë një kundërshtari jo të lehtë në fushën e tij, por që aktualisht mbart probleme të shumta financiare.
Vetëm Kukësi ka arritur të gjej fitoren. Verilindorët iu falën një goli të Limës për të mundur Tërbunin e vendit të fundit dhe tashmë shpresojnë në një barazim të superndeshjes së mbrëmjes, mes Partizanit dhe Skënderbeut, që edhe blutë nga veriu i Shqipërisë të hyjnë në garë për titull.
Barazimi mes Tiranës e Vllaznisë:
Golat: Arbri 87’/ Smajli 39′
Një rezultat zhgënjyes për të dyja skuadrat, në një takim ku mundësitë kanë qenë të shumta. Pjesa e parë në Pukë është mbyllur me avantazhin e Tiranës pas golit të shënuar nga Dritan Smajli në minutën e 39′. Bardheblutë kanë krijuar shumë mundësi shënimi, por në finalizim portieri i Vllaznisë dhe qetësia në disa raste kanë penguar gjetjen e rrjetës.
Në pjesën e dytë kanë qenë vendasit ata që kanë shënuar për të barazuar rezultatin në fundin e takimit me anë të Arbrit. Në fillimin e kësaj pjese kanë qenë bardheblutë më kërkues por rastet e shënimit nuk janë shfrytëzuar. Me kalimin e minutave bardheblutë kanë lëshuar terren për të ardhur te minuta e 87′ kur nga një goditje standarde ka ardhur goli i barazimit. Në minutën e fundit të shtesës Fukui ka goditur shtyllën duke mos rikthyer avantazhin.
Sigal