Sporti i notit kërkon stërvitje të rregullt dhe të vazhdueshme

118
“Për këtë sezon, Tirana është stërvitur rregullisht, si në pishinë të mbyllur, ashtu edhe në atë të hapur. Sezoni veror është më i ngarkuar, pasi bëjmë dy seanca në ditë, sipas mundësive të sportistëve. Vështirësi në infrastrukturë ne si klub nuk kemi pasur, pasi kushtet e ambienteve ku stërvitemi janë nga më të mirat në Shqipëri. Dhe për këtë arsye, nuk kemi pse t’i vëmë fajin infrastrukturës aktuale. Sporti i notit kërkon stërvitje të rregullt dhe të vazhdueshme, dhe në momentin kur mungon rezultati, nuk duhet ti kërkohet llogari trajnerit apo infrastrukturës, por nga seancat stërvitore dhe kilometrat që ka bërë çdo sportist. Duhet të kuptojmë që, për shumë sportistë, noti nuk është parësor, pasi kanë edhe impenjime të tjera, si në shkollë, kurse, pushime verore, gjë që e largon nga programi stërvitor i trajnerit”.