Skriniar: Ka ardhur koha që ta mposhtim Juventusin

479
Sigal

Milan Skriniar, është rikthyer tek skuadra e Interit, për të filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Skriniar u shpreh se ndjehet shumë optimist pas ardhjes se Contes, si trajner.

24-vjeçari duke folur për mediat italiane, ka thënë se ëndërron të fitojë Ligën e Kampioneve me Inter, ndërsa ndër të tjera shtoi se ka ardhur koha që t’i japim fund dominimit të Juventus.

“Ka ardhur koha për të fituar. Kur ke të veshur bluzën e Inter, nuk të bën punë vendi i dytë. Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me Inter, tha Skriniar.

“Juventus ka dominuar për tetë vite, ka ardhur koha që ta mposhtim, përfundoj lojtari sllovak.