Shqipëria kërkon 3 pikë nga Portugalia, De Biazi: Ronaldo të vërë dorën në zemër

456
Trajneri i kombëtares Giani de Biazi kërkon fitoren ndaj Portugalisë në ndeshjen e sotme që luhet në Elbasan Arena. Megjithatë ai pranoi se Portugalia është një ekipi i fortë.
“Kjo ndeshje ka rëndësi qoftë për klasifikimin tonë personal por dhe për ti dhënë një shtysë Portugalisë të mundë Danimarkën në ndeshjen e ardhshme. Sa i takon Ronaldos është një nga lojtarët më të mëdhenj në botë. Shpresoj ta vërë dorën në zemër pasi herën e fundit e kam votuar për Topin e Artë” tha dje De Biasi në konferencën për median.
Nga ana tjetër trajneri i përfaqësueses së Portugalise, Fernando Santos foli në konferencën e djeshme për shtyp për vështirësitë e ndeshjes Shqipëri-Portugali. Ai komentoi punën e trajnerit italian Giani de Biazi, gjithashtu ai theksoi, se Cristiano Ronaldo është super i motivuar për këtë ndeshje.
Sigal