Shqipëria e De Biazit, tre “prova” para Euro 2016

764
Sigal

Kombëtarja nisi dje grumbullimin në Zvicër, për miqësoret me Rumaninë, Hungarinë e San Marinon

Kombëtarja nisi dje grumbullimin në Iverdon të Zvicrës, për tri miqësoret me Rumaninë (31 maj, në Zvicër), Hungarinë (4 qershor, në Budapest) e San Marinon (8 qershor, Serravalle), parë këto në optikën e kualifikueseve të Kampionatit Europian 2016. Shqipëria ka zhvilluar deri tani 94 ndeshje miqësore në total, teksa ajo a fundit ka qenë ballafaqimi me Maltën në “Niko Dobana” (5 mars 2014), të fituar me rezultatin 2-0 me një gol me kokë i Migjen Bashës në pjesën e parë (26’) dhe një kryevepër e Alban Mehës në të dytën (52’). Bilanci në ndeshjet miqësore është pozitiv: 36 fitore, 26 barazime dhe 32 humbje. Trajneri De Biazi ka thirrur 20 lojtarë: Etrit Berisha dhe Orges Shehi, janë dy portierët; Agolli, Fidan Aliti, Cana, Curri, Lila, Lenjani si mbrojtës; Abrashi, Lilaj, Kaçe si mesfushorë; Cikalleshi, Gashi, Kapllani, Rama, Salihi e Vajushsi në rolin e sulmuesve. Janë vetëm 18 lojtarë, ndërkohë që Mërgim Mavraj do të vijë në ndeshjen kundër Hungarisë, ndërsa Elseid Hysaj në atë kundër San Marinos. Në fakt, ndeshja e parë miqësore e Shqipërisë e njohur nga FIFA, duke përjashtuar atë kundër Malit të Zi (pasi ende nuk konsiderohej shtet), është ajo kundër Rumanisë, më 23 tetor 1949 në Bukuresht e të përfunduar në barazim 1-1 (gol i Qamil Telitit, 49’), në regjinë e trajnerit rus, Boris Apuhtin dhe Sllave Llambit. Me Rumaninë, përfshirë ndeshje zyrtare (11) dhe ato miqësore (4), bilanci është 2 fitore, 3 barazime dhe 10 humbje. Humbjet më të thellat në miqësore janë regjistruar pikërisht ndaj Hungarisë e Rumanisë, respektivisht Hungari-Shqipëri 12-0 (24 shtator 1950) dhe Rumani-Shqipëri 6-0 (8 gusht 1950). Sa për statistikë, fitoret më të thella janë ato Shqipëri-Qipro 6-1 (12.08.2008, Tiranë/trajner Josip Kuzhe) dhe Shqipëri-Vietnam 5-(12.02.2003, Norçia/trajner Hans Peter Brigel). Me Hungarinë, Shqipëria ka zhvilluar pesë ndeshje (4 zyrtare dhe 1 miqësore), duke barazuar 1 dhe humbur 4. Ajo që vlen, nga ballafaqimi me hungarezët është fakti se nuk kemi mundur t’u shënojmë atyre asnjë gol, kundrejt 18 të pësuar (12 vetëm në një ndeshje të vetme). Me San Marinon kemi zhvilluar vetëm një ndeshje miqësore, më 16 gusht 2006 të fituar 3-0 me golat e realizuar nga Igli Tare, Ervin Skela dhe Altin Lala. Ekipi ynë drejtohej asokohe nga trajneri kroat Oto Bariç. Trajneri Xhani De Biazi ka zhvilluar dhjetë miqësore në bankinën e Shqipërisë, teksa italian ka regjistruar 54 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, duke qenë ai gjithmonë më i suksesshmi nga teknikët kuqezinj. Sipas programit të hartuar, për grumbullimin 12 ditor seanca e parë stërvitore në Iverdon të Zvicrës do të kryhet pikërisht sot (29 maj) në orën 10:30 teksa pasdite do të ketë edhe seancë të dytë. Ditën e dytë kuqezinjtë do të kryejnë vetëm një seancë stërvitore në orën 19:00. Të shtunën e 31 majit në orën 19 kuqezinjtë do të testojnë veten përballë Rumanisë. Në datën 1 qershor, delegacioni kuqezi do të udhëtojë drejt Budapestit për miqësoren e dytë me Hungarinë. Janë parashikuar dy seanca, më datë 2 qershor dhe një seancë më datë 3 qershor. Ditën e ndeshjes më 4 qershor ekipi do të jetë paradite nën urdhrat e trajnerit për të vijuar me ushtrimet taktike ndërsa në mbrëmje do të luhet miqësorja e dytë ajo ndaj Hungarisë. Delegacioni i kombëtares Shqiptare do të udhëtojë drejt San Marinos, më datën 5 qershor. Më datë 6 qershor me dy seanca në ditë, më 7 qershor një seancë e vetme. Më 8 qershor në përfundim të miqësores së tretë kombëtarja Shqiptare do të mbyllë misionin, me futbollistët që do të nisin zyrtarisht pushimet.

Miqësoret me Rumaninë

1) 23.10.1949, Bukuresht

Rumani-Shqipëri 1-1

2) 29.11.1949, Tiranë

Shqipëri-Rumani 1-4

3) 08.10.1950, Bukuresht

Rumani-Shqipëri 6-0

4) 20.09.1988, Kostanca

Rumani-Shqipëri 3-0

Bilanci me Rumaninë

Zyrtare: 11 nd, 2F, 2B, 7H

Miqësore: 4 nd, 0F, 1B, 3H

Totali: 15 nd, 2F, 3B, 10H

Miqësore me Hungarinë

1) 24.09.1950, Budapest

Hungari-Shqipëri 12-0

Zyrtare: 4 nd, 0F, 1B, 3H

Miqësore: 1 nd, 0F, 0B, 1H

Totali: 5 nd, 0F, 1B, 4H

Miqësore me San Marinon

1) 16.08.2006, Seravale

San Marino-Shqipëri 0-3

Bilanci total (Z+M)

1 nd, 1F, 0B, 0H

Dy rekordet

Në ndeshjet miqësore, Shqipëria ka vendosur edhe dy rekordet ekstreme të saj: humbjen më të thellë, 12-0 me Hungarinë (24 shtator të vitit 1950, Budapest), nën drejtimin e trajnerit Ludovik Jakova, si dhe fitoren më të bujshme, 6-1 kundër Qipros (12 gusht të vitit 2009, Tiranë), duke pasur në bankinë kroatin Josip Kuzhe.

94 ndeshje

Shqipëria ka zhvilluar 94 ndeshje miqësore në total. Bilanci është pozitiv: 36 fitore, 26 barazime dhe 32 humbje. Trajneri Xhani De Biazi ka zhvilluar dhjetë miqësore në bankinën e Shqipërisë, teksa italian ka regjistruar 54 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, duke qenë ai gjithmonë më i suksesshmi nga teknikët kuqezinj.

36 fitore

Nga ndeshja e parë miqësore kundër Malit të Zi, më 22 shtator 1946 (në Shkodër), të fituar 5-0 dhe deri te takimi i fundit kundër Maltës (2-0), Shqipëria numëron 36 fitore në 94 ndeshje. Trajneri Xhani De Biazi ka zhvilluar në dhjetë ndeshje ka koleksionuar 5 fitore (me Katarin, Iranin, Lituaninë,  Armeninë dhe Maltën).

Tri miqësoret

31 maj, Zvicër

Shqipëri-Rumani 19:00

4 qershor, Budapest

Hungari-Shqipëri 20:30

8 qershor, Serravalle

San Marino-Shqipëri 20:30

Dhjetë miqësoret e fundit

Gjeorgji-Shqipëri 2-1

Katar-Shqipëri 1-2

Iran-Shqipëri 0-1

Shqipëri-Moldavi 0-0

Kamerun-Shqipëri 0-0

Shqipëri-Gjeorgji 1-2

Shqipëri-Lituani 4-1

Shqipëri-Armeni 2-0

Shqipëri-Bjellorusi 0-0

Shqipëri-Maltë 2-0

Bilanci: 10 ndeshje;

5 fitore, 3 barazime, 2 humbje

LOJTARËT E THIRRUR

Etrit Berisha

Orges Shehi

Ansi Agolli

Fidan Aliti

Lorik Cana

Debatik Curri

Ermir Lenjani

Andi Lila

Amir Abrashi

Sabien Lilaj

Ergys Kaçe

Emiljano Vila

Sokol Cikalleshi

Shkëlzen Gashi

Edmond Kapllani

Valdet Rama

Hamdi Salihi

Armando Vajushi

Mërgim Mavraj

Elseid Hysaj

Mesfushori kosovar nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me të kuqtë. E prezanton Duro

 Argjent Mustafa, goditja e radhës e Partizanit

 Argjent Mustafa është lojtari më i ri i Partizani. Mesfushori kosovar nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me 15 herë kampionët, në prani edhe të trajnerit-menaxher Shpëtim Duro. 21-vjeçari ishte sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Besës, me të cilën zhvilloi 22 ndeshje dhe shënoi 1 gol. Partizani nënshkroi së fundi edhe me Idriz Bathën dhe Arbnor Fejzullahun (po të ardhur nga Besa), ndërkohë që ka rinovuar kontratat me dhjetë lojtarë (shumica kosovarë). Një nga objektivat e mëdha të Partizanit mbetet Erando Karabeci, për vetë faktin se ai është një prodhim i akademisë së kuqe, pavarësisht se që nga viti 2009 ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës. Trajneri i sapoemëruar i të kuqve, Shpëtim Duro, e bëri të qartë gjatë prezantimit të tij se tifozët nuk duhet të mbajnë qëndrim kundër përforcimeve që kanë veshur fanellën e rivalëve, edhe pse në këtë rast nuk e përmendi në mënyrë të drejtpërdrejti emrin e 26-vjeçarit. Karabeci aktualisht vijon stërvitjen me Tiranën, skuadër e cila mbetet zgjedhja e tij e parë në kampionatin shqiptar, por drejtuesit e të kuqve po këmbëngulin për ta rikthyer te Partizani duke e joshur me një projekt ambicioz që kanë për të ardhmen.

Ronaldo, lojtari më i vlefshëm në planet

 Kristiano Ronaldo është lojtari me vlerën më të madhe në treg. Në këtë përfundim del kompania ‘Repucom’m e specializuar në studimet për vlerat reale të markave sportive. I dyti në këtë listë është Lionel Mesi, ndërsa në mënyrë surprizë, shkallën më të ulët të podiumit e mban një tjetër lojtar katalanas: Xherard Pike. Ronaldo ndiqet nga rreth 82 milionë fansa në “Facebook” dhe 26 milionë në “Twitter”, fitoi këtë vit Topin e dytë të artë dhe është njeriu  i momentit në futboll. Popullariteti i tij është rritur shumë edhe falë imazhit të Irina Shajk që qëndron prej kohësh në krah të sulmuesit. Xherard Pike, ashtu si Kristiano Ronaldo, ka përfituar shumë për të rritur vlerën e emrit të tij nga e fejuara Shakira, e cila është po aq e njohur në muzikë aq sa mbrojtësi në futboll.