Shpërthim në autobusin e Borusia Dortmund para ndeshjes së “Champions League”, plagoset Bartra

516
Pak çaste para fillimit të takimit kundër Monaco-s, nga Gjermania vjen lajmi se pranë autobuzit të Borussia Dortmund ka ndodhur një shpërthim dhe si pasojë është lënduar mbrojtësi Marc Bartra.
Borusia Dortmund nëpërmjet rrjeteve sociale ka konfirmuar se askush nuk ishte në rrezik, mediat gjermane spekulojnë për rrethanat e kësaj ngjarjeje. Sipas burimeve të para, eksplozivi është vendosur në rrugë dhe ka shpërthyer kur po kalonte autobusi, rreth 10 kilometra larg stadiumit.
Policia raporton se xhamat e autobuzit janë thyer.
Si pasojë ndeshja rrezikon të shtyhet për shkak të frikës së ndonjë sulmi terrorist.
Takimi ishte i vlefshëm për fazën çerekfinale të “Uefa Champions League” dhe pritej të startonte në 20:45.
Sigal