Shevchenko: Kosova ka një ekip të mire, kam respekt për këtë kombëtare

233
Kosova do të luajë nesër ndeshjen e parafundit të kualifikueseve të botërorit Rusia 2018. Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë në stadiumin Loro Boriçi kundër Ukrainës në orën 20:45.
Trajneri i Ukrainës Andriy Shevchenko ka folur në një konferencë për shtyp rreth takimit me Kosovën. Legjenda e Milanit dhe futbollit evropian ka pohuar se ka respekt të madh për përfaqësuesen e Kosovës.

“Kosova ka një ekip të mirë dhe kam respekt për këtë kombëtare. Nuk dua të përfshihem në politikë”, tha Sheva.
Ai ka deklaruar se vetëm një lojtar nuk ka ardhur në Shkodër, por do t’i bashkëngjitet ekipit nesër në ‘Loro Boriçi’.
“Ne kemi ardhur këtu i gjithë ekipi, veç lojtarit Marlos. Por, lojtarët dinë si të luajnë edhe pa atë”, tha trajneri ukrainas.