Rummenigge zbulon ëndrrën: Dua ta shikoj duke drejtuar Bayern Munich

456
Sigal

Dekada e fundit ka prodhuar futbollist fantastik, ku “gjeniu” spanjoll, Xabi Alonso është njëri prej tyre.

Ish-futbollisti i Realit dhe Liverpool po “ngroh” muskujt për tu rikthyer aty ku u bë i famshëm, por këtë herë si trajner. Dhe për këtë fakt, drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka zbuluar një ëndërr të tij, ta shikojë Alonson te Bayern në rolin e trajnerit.

“Do të doja të bëhej trajner super. Ai ka një autoritet natyror dhe një personalitet të jashtëzakonshëm. Njeh shumë gjuhë dhe është stërvitur nga trajner fantastik “.-tha Rummenigge për “Kicker”.

Xabi Alonso u aktivizua për tre sezone te bavarezët, ku regjistroi 79 takime dhe realizoi 5 herë.