Sigal

Juventusi ka mundur Frosinonen me rezultatin 2-0 në ndeshjen e fundit të javës së pestë të Serisë A. Golat për bardhezinjtë u shënuan nga Cristiano Ronaldo në minutën e 81′ dhe Bernardeschi në të 94′.

Kjo ndeshje u shfaq më e ndërlikuar se ç’pritej për bardhezinjtë, pasi Frosinone u rreshtua e gjitha në mbrojte duke rezistuar për 80 minuta pa pësuar gol, megjithatë insistimi i 7 herë kampionëve radhazi u shpërblye 10 minuta nga fundi, kur Ronaldo arritin të gjejë rrugën e rrjetës duke shënuar golin e tij të tretë në Seria A.

Pas këtij takimi Juventusi është në krye të renditjes me 15 pikë të plota pas 5 javësh kampionat, ndërda ndeshjen e ardhshme zonja e vjetër do të luajë përballë Bolognës, ditën e mërkurë ora 20:30