Janë mbyllur pjesët e parë të dy takimeve që po zhvillohen në Rusi dhe Spanjë, ku Roma është në avantazh në përballjen ndaj CSKA Moscoë me golin e shënuar nga Manolas dhe Valencia po fiton ndaj Young Boys, pasi ka shënuar dy gola të cilët mbajnë firmën e Mina, në kuadër të javës së katërt të UEFA Champions League.

Kryeqytetasit italianë kaluan në avantazh që në minutën e 3’ të takimit, ku Manolas mori një top nga goditja e këndit për të mposhtur portën vendase me një goditje të fuqishme.

Nga ana tjetër, CSKA-ja kërkoi që të vendosë baraspeshën me disa aksione të pastra për gol, por mbrojtja dhe porta verdhekuqe rezultoi e pathyeshme. Në takimin tjetër, Valencia po zhvillon një lojë shumë sulmuese, dhe kjo ka bërë që të shënojë që në minutën e 14’ me Mina, i cili mori një top nga e djathta për të mposhtur portën mike.

Ndërsa në minutën e 37’ CSKA vendosi baraspeshën me Roger Assale, por spanjollët kaluan përsëri në epërsi pasi Santi Mina shënoi të dytin personal dhe të dytin për skuadrën e tij.