Rivalitet fituesish mes yjeve Ronaldo dhe Messi, Djorkoviç prek historinë, vajzat e Benficës për Gines

361
Sigal

Ronaldo fituesi i të gjitha trofeve

Edhe pse është 33 vjeç. Cristiano Ronaldo, nuk di të ndalet. Ylli portugez vazhdon të shkëlqejë Me golin nga penalltia, që i dha fitoren 2-1 Juventusit kundër Lazios, Cristiano Ronaldo ka shënuar në tetë ndeshje të njëpasnjëshme larg fushe, në Serie A. Për ish-yllin e Realit, ky ishte goli i 15-të në 21 ndeshje të Serie A, ose i 17-ti në 28 ndeshje në total me fanellën e Juventusit, numra të cilëve, gjithashtu, u ka shtuar 8 asiste në këtë sezon. Një tjetër rekord të tillë suksesesh asnjë futbollistë nuk ka mundur ta realizojë. . 

Leo Messi fitues i fitoreve

Leo Mesi është tashmë zyrtarisht lojtari i tretë me më shumë fitore të grumbulluara në historinë e kampionatit spanjoll. Ylli argjentinas pas suksesit në ndeshjen e fundit ndaj Gironës, regjistroi fitoren e 328 me fanellën e Barcelonës duke lënë pas një legjendë të Spanjës si ish-futbollistin e Real Madridit, Raul Gonzalez që u ndal në kuotën e 327 fitoreve. Në këtë moment nën shënjestrën e 31-vjeçarit për t’u kthyer në numrin një, sa i përket numrit të fitoreve në kampionat janë dy legjendat e La Ligës, Zubizareta dhe Iker Kasijas respektivisht me 333 dhe 334 ndeshje por që me shumë mundësi do të parakalohen këtë sezon nga 5 herë fituesi i topit të artë. Një tjetër objektiv që ‘pleshti’ mund të arrijë në këtë sezon është edhe ai i garës së golashënuesve në kampionat. Aktualisht rekordi mbahet nga Telmo Zarra, sulmuesi bask që arriti të shpallej 6 herë si golashënuesi më i mirë kampionatit, teksa Mesi është shpallur 5 herë, ndërkohë që në këtë sezon ka shënuar 19 gola duke udhëhequr garën në kampionatin spanjoll. Ndërkohë Leo Mesi është edhe golashënuesi më i mirë në historinë e kampionatit spanjoll, pasi deri më tani ka regjistruar 402 gola në 437 paraqitje me klubin e Barcelonës me një mesatare prej 0.92 gola për ndeshje

Ekipi i femrave të Benficës, ekipi që s’di të ndalur

Thjesht nuk ka gjë që e ndal ekipin e porsaformuar të femrave të Benficës. Të pamposhtura në Portugali me një ecuri të përkryer prej 14 fitoreve në 14 ndeshje deri tani, ato po ashtu vendosën një rekord të ri kombëtar të shtunën, duke e mposhtur Pegon 32-0. Kjo ishte fitorja më e thellë në histori të shtetit portugez… Si njëri prej klubeve më të suksesshme dhe më historike të Portugalisë, shumë pritej prej ekipit të femrave kur u njoftua formimi i tij në korrik të vitit të kaluar. Sipas rregullave lokale, megjithatë, Benfica u detyrua t’i futej sistemit të ligës nga fundi, në Grupin D të Divizionit të Dytë. Skuadra nga Lisbona është më e fuqishme se kundërshtaret e saj ka shënuar më shumë se 300 gola në garat e ligës dhe kupës, duke mos e pranuar asnjë gol të vetëm ndërkohë. Dhe tani, promovimin në ligën elitare portugeze e ka praktikisht të garantuar në sezonin e ardhshëm. Benfica momentalisht është lidere e ligës me nëntë pikë më shumë se rivali dhe përcjellësi i parë, skuadra fqinje Sportingu, pas 14 ndeshjeve, me një golaverazh 257 golave të shënuara dhe zero të pranuara. Madje as Sportingu nuk ka qenë në gjendje t’i bëjë ballë dominimit të këtyre vashave: në derbin e janarit, Sportingu u mposht 10-0 nga Benfica