Replikat Gjici-Gjoka, ironi me mllefe të “bartura”

617
Gjici bën fajtor trajnerin për eliminimin
Safet Gjici, dje i ka gjetur fajtorët e eliminimit në turin e parë të Ligës së Kampioneve, e sipas tij, shkaktari kryesor paska qenë trajneri Gjoka, i cili sipas tij, nuk kishte eksperiencë për aktivitete të tilla, duke gabuar edhe me zgjedhjen e gjuajtjes së penalltisë nga Pejiç, edhe pse ai e kishte paralajmëruar që të mos e bënte një gjë të tillë. Gjici shkon më tej, teksa vë në diskutim profesionalizmin e Gjokës, si dëmtuesi i klubit që nuk kishte pse të kërkonte rinovimin.
Gjoka me “finte”, përdor vargje të Ali Asllanit
Ndërsa është zyrtarisht i larguar nga bankina e Kukësit, Ernest Gjoka nuk ka qëndruar indiferent ndaj reagimit të Presidentit Safet Gjici. Duke evituar deklaratat publike, Gjoka shfrytëzoi dje Facebook-un, ku me vargjet e Ali Asllanit, ironizon ish-presidentin e tij. “I ka hije detit vala, i ka hije kalit shala, për më shumë se të gjitha, i ka hije burrit fjala”. Kësisoj, kemi të bëjmë me një debat virtual, brenda të cilit me ironi, shprehen mllefe të bartura.
Sigal