Renditja e re e UEFA-s/ Bayerni dhe Juvja ecuri fantastike, por Reali mbetet në krye

136

Pas mbylljes së fazës së grupeve në Champions League dhe Europa League, UEFAS ka përditësuar tabelën me renditjen e klubeve. Real Madrid vijon të mbetet në krye të renditjes me 134 pikë, teksa në fazën e grupeve ka grumbulluar këtë vit vetëm 17 pikë.

Barcelona e ndjek në vendin e dytë me 123 pikë, ndërkohë që pas tyre qëndrojnë Bayerni dhe Atletico me 121 pikë. Skuadra bavareze ka ecurinë më të mirë në grupe me plotë 21 pikë, pasi i fitoi të gjitha ndeshjet. Në vendin e pestë qëndron Juventus, me 115 pikë, por që n grupe grumbulloi 20 pikë.

Manchester United mbyll 10-shen më të mirë, ndërkohë që nga ekipet italiane më lart qëndron Napoli në të 15-n dhe Roma një pozicion më poshtë. Interi i eliminuar tashmë nga Championsi mban pozicionin e 54, me vetëm 28 pikë në total.