Real Madrid shumë i fortë për Atleticon, ekipi i Solarit ngjitet në vendin e dytë

436
Sigal

Real Madrid vazhdon të “mbretërojë” në qytetin e Madridit. Skuadra e Santiago Solarit i ka dhënë një mësim të mirë Atleticos në derbin e zhvilluar pasditen e sotme. Dueli ishte shumë i ndezur në “Ëanda Metropolitano”, por u zhbllokua vetëm në minutën e 16-të me një veprim akrobatik të Casemiros.

Kundërpërgjigja e Atleticos nuk do të vononte, teksa në minutën e 25-të, Griezmann mposhti portierin Courtois duke ja dërguar topin poshtë këmbëve. Reali dominoi ndeshjen, teksa Vinicius Junior, fitoi një penallti në fundin e pjesës së parë, që u kthye në gol nga Sergio Ramos.

Në pjesën e dytë, Solari hedh në fushë edhe kartën Gareth Bale, i cili realizoi një gol të bukur me të majtën, duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit Oblak. 10 minuta nga fundi, Thomas u “shpërblye” për lojën e rëndë, duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë. Me këtë fitore Reali ngjitet në vendin e dytë me 45 pikë, 1 më shumë se Atletico Madrid.