Portieri Koliçi “peng” i kontratës fiktive, kërcënon me ankesë në FIFA

544
Te skuadra e Kukësit, duke parë lëvizjet e shumta të futbollistëve e trajnerëve pas titullit kampion, mund të ngrihen edhe dyshime për kontratat që ata kanë pasur me klubin, dhe me Presidentin Safet Gjici. Rasti i fundit është ai i portierit Enea Koliçi, i cili deklaron se marrëveshja e tij me klubin ka përfunduar, por sipas Gjicit, kontrata është në fuqi edhe për një vit. “Portieri është i palëvizshëm”, kështu ka theksuar presidenti i Kukësit dy ditë më parë në një konferencë shtypi, ndërsa vetë portieri ka deklaruar se në klub i kanë dhënë një kontratë që ai nuk e ka firmosur. Portieri kërkon që të largohet nga kjo skuadër me mirëkuptim, në të kundërt, do të padisë klubin në FIFA për falsifikim dokumentesh dhe kontratë fiktive.
Sigal