Pique optimist: Përmbysim rezultatin ndaj Juventusit, fitojmë edhe në “El Clasico”

660
Mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique ka thënë se Barcelona do të përmbysë rezultatin ndaj Juventusit në ndeshjen e kthimit, ndeshje e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Juventus fitoi 3-0 ndeshjen e parë në Itali, falë dy golave të Paulo Dybalas dhe një goli me kokë të Giorgio Chiellinit. Pique beson se skuadra e tij ka cilësitë e duhura dhe mund ta përmbysë rezultatin ndaj Juventusit, dhe të fitojë në “El Clasico” ndaj Realit.

“Ne u kthyem nga humbja 4-0 ndaj Paris Saint-Germain dhe kemi fituar në Bernabeu shumë herë në vitet e fundit, kështu që unë jam i sigurt se ne mund ti bëjmë të dyja. Nëse ne mund të kthejmë rezultatin me Juventusin, atëherë do të shkojmë në Madrid të gatshëm për të fituar edhe atje”, tha Pique për TV3.

Ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Juventusit luhet të mërkurën në Camp Nou, ndërsa në fundjavë ekipi përballet në La Liga me Real Madridin.
Sigal