Perez gati listën me emra për të zvëndësuar Solarin

98

Santiago Solari pritet të largohet pas përfundimit të këtij sezoni dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë gati një listë me zëvendësuesit e mundshëm të tij.

Sipas gazetës “AS”, vetëm në rast se fiton trofeun e Ligës së Kampionëve, Solari do të mbetet në krye të ekipit sezonin e ardhshëm.

Në rast të dështimit, shkarkimi do të ishte i pashmangshëm, pavarësisht se ai nënshkroi një marrëveshje të re 2-vjeçare në fillim të këtij viti.

Florentino ka bërë gati re emra të rëndësishëm në shqyrtim për ta pasuar trajnerin argjentinas.

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low dhe ai i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, mbeten ende në shqyrtim.

Edhe italiani i Juventusit, Massimiliano Allegri është gjithashtu emër interesant në listën e presidentit të Realit.