Paul Pogba, heroi i ri Francës

514
Sigal

 “Gjelat” e Didier Deshamp mposhtën 2-0 Nigerinë në një ndeshje dramatike dhe të tensionuar

Paul Pogba. Është ky heroi i ri i Francës. “Djaloshi i artë” i Juventusit çoi “gjelat” në çerekfinalet e Brazil 2014, pasi Franca mposhti Nigerinë me rezultatin e pastër 2-0, por me golat që u shënuan në 15 minutat e fundit të ndeshjes. “Blutë” e Deshampsi morë frymë lirisht vetëm pak sekonda para vërshëllimës finale, kur vulosi rezultatin autogoli i Yobos. Franca u bë kështu ekipi i radhës që arrin në çerekfinale pas Brazilit Kolumbisë, Holandës, Kosta Rikës. Në të 19-tën, Emenike arriti ti shpëtonte mbrojtjes së Francës duke e dërguar topin në rrjetë, megjithatë vërshëllima e kryesorit amerikan Mark Geiger që sanksionoi një pozicion jashtë loje të sulmuesit të Fenerbahçes ndali festën e “super shqiponjave” të Afrikës. Tri minuta më pas u regjistrua edhe rasti më pastër deri në atë moment të takimit. Një aksion i nisur nga Pogba u finalizua nga vetë ai megjithatë goditjes fluturimthi të mesfushorit të Juventusit iu përgjigj po me një fluturim Eneyama dhe falë një pritje të jashtëzakonshme i mohoi 21-vjeçarit kënaqësinë e golit të tij të parë në një Kupë Bote. Për të parë një tjetër rast nga ana e formacionit të Deshamp duhej pritur minuta e 40-të. Metju Debushi pasi u asistua saktë nga Valbuena goditi menjëherë, megjithatë fati nuk ishte me francezët pasi topi i gjuajtur nga mbrojtësi përfundoi pak centimetra jashtë kuadratit të mbrojtur nga Eneyama. Në të 44-tën Emmanuel Emenike lëshoi një predhë nga distanca që drodhi edhe duart e Lloris gjithsesi kapiteni i gjelave arriti ta grushtonte topin. Pak sekonda më vonë Franca kishte një tjetër shans të mirë por një kundërsulm i shpejtë i Valbuena nuk u shfrytëzua nga Giroud teksa sulmuesi i Arsenalit nuk arriti të kuptohej me Benzema. Pjesa e dytë nisi me një Nigeri të mirëvendosur në fushë që nuk i lejonte aspak hapësira kombëtares së gjelave megjithatë në të 55-tën afrikanët humbën një nga pikat e tyre më të forta pasi mesfushori i Lazios, Onazi braktisi fushën me barelë pas një ndërhyrje të rëndë që mori nga Blaise Matuidi. Në minutën e 60-të Emenike provoi sërish nga distanca por topi përfundoi paksa mbi traversë. 2 minuta më pas Deshamp kërkoi ti jepte më shumë freski fazës sulmues duke hedhur në fushë Griezmann në vend të Zhiru Në të 64’ ishte radha e Odenunges për të testuar cilësitë e Lorisit me një tjetër goditje nga distanca, gjithsesi portieri i gjelave edhe këtë herë ishte në lartësinë e duhur. Me minutat që kalonin Franca e kuptoi shumë se për tu kualifikuar në çerekfinale duhej të rriste ndjeshëm nivelin e lojës së saj. Në të 70-tën një kombinim i mrekullueshëm mes Griezmanit dhe Benzemasë nxori këtë të fundit të vetëm përballë Eneyamës megjithatë fillimisht portieri e më pas Victor Moses shpëtuan Nigerinë nga disavantazhi. Shtatë minuta më pas kombëtarja e gjelave kishte një shans të dyfishtë për të realizuar. Goditja e Benzema u largua në vijën e portës nga Obi Mikel ndërkohë që edhe atëherë kur Eneyama ishte i mundur fati nuk ishte me Francën pasi goditja e Kabaje nga jashtë zone u stampua në traversë. Eneyama tejkaloi sërish vetveten në minutën e 78 me devijimin e tentativës së Benzema, por si çdo njerëzor i thjeshtë dhe ai pati momentin e tij të gabimit një minutë më pas kur hodhi gjithçka poshtë me daljen e tij të pastudiuar që i dha mundësi Paul Pogba të kalonte në avantazh “gjelat”. Goli shokoi Nigerinë që në minutën e 84-t për pak sa nuk pësoi golin e dytë nga Grizemann, dhe u gjunjëzua përfundimisht në sekondat e fundit kur kapiteni Yobo dërgoi në rrjetën e tij  një top të hedhur në zonë, për t’i dhënë fund ëndrrës së shqiponjave afrikane.

 “Mundo Deportivo”: Ja si mund të ishte Shqipëria në Botëror

 “Shqipëria mund të luante në këtë Botëror me një përfaqësuese të madhe”. Gazeta e njohur spanjolle “Mundo Deportivo” i kishte kushtuar një artikull të posaçëm lojtarëve shqiptarë që luajnë në Botëror me vendet e tjera: Zvicër, Belgjikë, Gjermani e Greqi, ku pjesa më e madhe aktivizohen me Zvicrën. Gazetari spanjoll shkruan se këta lojtarë si Shaqiri, Xhaka, Xhemaili, Berhami, Mehmedi apo Januzaj mund të luanin me përfaqësuesen e vendit të shqiponjave. Në artikullin e “Mundo Deportivo” shkruhet se shqiptarët që veshin fanellën e Zvicrës do të përballen me Argjentinën e Leo Mesi. Pikërisht Zvicra ka qenë në të njëjtin grup me Shqipërinë në kualifikueset e Kupës së Botës 2014, duke u ndëshkuar pikërisht nga këta lojtarë që mund të kishin qenë pjesë e Kuqezinjve. Në rast se Xhani de Biazi do të kishte këta lojtarë në skuadër, por edhe futbollistët e tjerë me prejardhje shqiptare si Shkodran Mustafi i Gjermanisë, Panajot Kone dhe Stefano Kapino të aktivizuar me kombëtaren greke, Shqipëria do të ishte një ekip i madh dhe mund të ishte përballë Argjentinës në kërkim të kualifikimit për në fazën çerekfinale të botërorit. Xherdan Shaqiri ka shkruar një mesazh emocionues para sfidës së nesërme të Zvicrës ndaj Argjentinës. Ylli kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka lënë një mesazh emocional para sfidës së nesërme ndaj Argjentinës. Xherdani postoi një fotografi me një thënie bashkë me një fotografi të tij. “Unë i ndjej njëjtë Zvicrën dhe Kosovën, vendin e prindërve të mi që jam i lidhur emocionalisht. Unë i dua të dyja vendet mbi të gjitha”, shkroi Shaqiri.

 Sot, Argjentinë-Zvicër dhe Belgjikë-SHBA