Partizani prezanton Tafilin dhe Kalarin, Starova: Merkato për titull

417
Partizani ka prezantuar dy blerjet e reja Tafili dhe Kalari. Në fjalën e tij trajneri i Partizanit, Starova ka theksuar se “Të dy lojtarët e sapo ardhur në radhet e të kuqve janë profesionist dhe unë i njoh mjaft mire, duke qenë i sigurt në aftësitë e tyre dhe kontributin që do japin për ekipin.
Konkurrenca është pozitive për skuadrën. Objektivat tona janë të qarta dhe mbetën kupa dhe titulli kampion, por aktualisht primare kemi përfaqësimin sa më pozitiv në Europa Ligë.
Gjendja e ekipit paraqitet pozitive, kjo u testua edhe në miqësoren e zhvilluar në Ohër ndaj Renovës, por sigurisht është akoma herët për të folur për këtë pjesë. Aktualisht po zhvillojmë një program stërvitor intensiv dhe mjaft efektiv”.
Renaldo Kalari: Ndihem i nderuar 
“Jam I nderuar që jam zyrtarisht pjesë e klubit më të madh në Shqipëri. Dua përzemërsisht të falenderoj të gjithë stafin drejtues për mirëbesimin e dhënë dhe në veçanti profesor Starovën.
Ju premtoj që do jap maksimumin tim për të arritur objektivat tona që janë të qarta, titulli Kampion dhe Kupa. Me tifozët kam biseduar dhe i kam premtuar që do jap më të mirën time dhe nuk do i zhgënjej.
Edhe për atë pjesë tifozësh, të cilët ende nuk kanë krijuar besim te mua dua t’ia pohoj që fusha e lojës do ti tregoj vlerat e mia si futbollist profesionist”.
Tafili: Do e përfaqësoj fanellën denjësisht
“Të jesh pjesë e këtij klubi legjendar eshtë privilegj dhe ju siguroj që fanellën e kuqe do e përfaqësoi denjësisht. Do jap maksimumin tim për të arritur objektivat e vendosura nga klubi. Konkurenca brënda ekipit i bën mirë jo vetëm skuadrës por dhe vetë lojtarëve”. 
Sigal