Ahmetaj në Gjirokastër dhe Libohovë: 72 orë na ndajnë nga fitorja e ASHEE”

467
Sigal

U mbyll mbrëmë, në një takim masiv me të rinjtë e FRESSH, fushata për Bashkinë e Gjirokastrës dhe Bashkinë e Libohovës.

I pranishëm në takimin përmbyllës ishte Ministri Arben Ahmetaj së bashku me dy kandidatët e ASHE për të dy Bashkitë.
Në fjalen e tij drejtuar të rinjve, Ministri i falenderoi ata për mbështetjen që i kanë dhënë të dyja kandidateve të cilat, sikurse tha Ahmetaj, do ta ndryshojnë Gjirokastrën dhe Libohovën dhe në drejtimin e tyre, të dyja qytetet janë në duar të sigurta.
“Janë 72 orë që na ndajne nga fitorja e ASHE, nga fitorja e Zamireës dhe fitorja e Luizës. Me 23 qershor 2013, ky qytet dhe ky qark i tregoi të gjithë Shqipërisë çdo të thote rilindje.‎ Me 21 qershor, sërish ky qytet, do t’i tregojë tëe gjithë Shqipërisë drejtimin e duhur, duke votuar Zamira Ramin dhe Luiza Mandin.
Është në nderin tonë, të çdo qytetari të bashkisë së re të Gjirokastrës, të bashkisë së re të Libohovës që këto 72 orë t’ia dedikojë Zamirës, Luizës, Aleancës për Shqipërine Europiane dhe numrit 23. Kemi rrugë të gjatë së bashku kështu siç jemi, në rrugën e rilindjes së qytetit të Gjirokastrës, në rrugën e rilindjes së qytetit të Libohovës. Ju jeni forca që konfirmoni reforma të domosdoshme, që kthejnë besimin e qytetarve, besimin tek politika dhe duhet të rikonfirmohen në vazhdim me 21 qershor për Zamirën dhe Luizën, nuk do pushoj së përmenduri, që çdo sekond të këtyre 72 orëve ta kalojmë duke punuar, duke mbështetur Zamirën dhe Luizën”, përfundoi Ministri.
Duke falenderuar të rinjte për pjesëmarrjen e tyre aktive në fushatë, Kandidatja e ASHE për Bashkine Libohovë Luiza Mandi tha se të rinjtë janë nje themel i rëndësishëm në programin e saj për t’i dhënë Libohovës drejtimin e duhur.
“Kur rinia është në drejtimin e duhur, të gjitha gjërat shkojnë në drejtimin e duhur, ndaj ne jemi të sigurt se fitorja me 21 qershor do të jetë spektakolare. Së bashku do të dimë të ndërtojmë, ne 4 vitet e ardhshme, Gjirokastrën që meritojmë” – u shpreh Zamira Rami, Kandidatja e ASHE për Bashkinë e Gjirokastrës.